Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë sot me bluzat e bardha lajmin e rritjes së pagave.
Së bashku me ministen e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama zhvilloi një takim me mjekët dhe infermierët dhe i prezantoi planin e hartuar nga qeveria për të bërë të mundur rritjen e rrogave.
Rama: Ne kemi aprovuar një plan shumë ambicioz të rritjes së pagave. Është rritja më e madhe e pagave, por është edhe ajo rritje për të cilën jemi përpjekur dhe kemi gëlltitur shumë gjëra me durim sepse kjo nuk është vetëm cështje dëshire, është cështje mundësish. Mundësitë vijnë kur ekonomia merr frymë dhe rritet. Kjo rritje e pagave është pasqyra e rritjes së qëndrushme të ekonomisë. Paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet me 5900 lekë dhe do të shkojë në 111672 lekë. Paga e infermierëve do të shkojë 72.000 lekë. Por ky është hapi i parë sepse në harkun midis 2 prilleve do ta plotësojmë kuadrin. Mjekët specialistë për momentin nuk do kërkojnë më shumë shpresoj. Por mjekët e përgjithshëm do shkojnë në 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë.
Rama theksoi se sërish se ambicia e qeverisë është që në Shqipëri paga mesatare të shkojë në 900 euro./Albeu.com/