KF Egnatia nga Rrogozhina ka arritur që t’i shkaktojë kokëçarje të mëdha Interit, të cilët mezi e mundën atë në pjesën e dytë
KF Egnatia nga Rrogozhina është treguar copë e fortë për nënkampionin e Europës dhe Italisë, Interin, në një miqësore që Interi mezi ngadhnjeu në fund.
Madje, Egnatia arriti që të kalojë në epërsi të parët me anë të Dwamena që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Skuadra nga Rrogozhina e Shqipërisë arriti që ta ruajë epërsinë në tërë pjesën e parë derisa në pjesën e dytë është zgjuar Interi.
Fillimisht rezultatin e barazoi Interi ku pas një krosimi të Bastonit në zonë u gjend mirë Barella që barazoi shifrat për Zikaltërit në minutën e 55.
Megjithatë Egnatia përsëri kaloi në epërsi ku në minutën e 68-të nga penalltia shënoi “Panenka” Fernando.
Megjithatë, Interi u zgjua në minutat e fundit dhe riktheu rezultatin në të mirë të tyre duke shënuar tre gola në fund të ndeshjes.
Lautaro Martinez barazoi rezultatin në minutën e 80 kurse katër minuta më vonë Lautaro do të shënonte në fund.
Krejt në fund në listën e golashënuesve hyri edhe Stabile që shënoi gol në minutën e 90.
Kjo është ndeshja e fundit parapërgaditore e Interit, derisa ata pritet që ta fillojnë sezonin e ri në Serie A të shtunën ku në San Siro presin skuadrën e Monzas.