Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër

Aktori Laert Vasili, zbuloi një ngjarje tragjike nga fëmijëria e tij. Ai tha se në moshën 9-vjeçare ishte përdhunuar nga një komshi dhe se kishte heshtur për këtë histori për plot 42 vite.

Egli dhe Gjesti kanë ngritur dyshime të forta lidhur me vërtetësinë e kësaj historie. Gjatë një bisede të zhvilluar sot në oborrin e shtëpisë, ata shprehën skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se rrëfimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut.

Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë”, u shpreh Egli.


Shtuar 9.04.2025 11:27