Egla Ceno ka vendosur t’u përgjigjet ndjekësve “pa ojná”, përmes një serie pyetjesh në Instagram. Një prej pyetjeve më interesante lidhej me mënyrën se si ajo u perceptua brenda shtëpisë së Big Brother VIP, si një personazh “i urryer”. Në përgjigjen e saj, aktorja shpjegon se BBV është një show, jo një seminar motivimi, dhe se vendosi të tregonte forcën e saj pa kërkuar miratim nga askush:
“Ndoshta isha e ashpër, por kur je grua dhe s’ke askënd pas shpine, duhet të jesh shkëmb. Te ne një burrë që dominon është i fortë. Një grua që bën të njëjtën gjë është e urryer.”
Egla shton se zgjodhi të mos jetë e nënshtruar dhe të përfaqësojë gratë që nuk kanë frikë të jenë të forta:
“Zgjodha të jem pa kërkuar leje, me zë, me karakter, pa frikë dhe me pizhama.”
Në fund, ajo thekson se nuk e konsideron veten “të urryer”:
“S’kam qenë e urryer, thjesht prisha ca imazhe të përsosura hipokrizie. Pa ojná.”
Ky reagim i fitueses se ‘Big Brother VIP Albania’, Egla Cenos ka marrë shumë vëmendje në rrjet, duke u komentuar gjerësisht për mesazhin e fuqishëm që përcjell për gratë dhe perceptimin e forcës femërore në shoqërine tone.