Egjipti po merr “sinjale pozitive” nga të gjitha palët në lidhje me një zgjatje të mundshme të armëpushimit në Gaza për një apo edhe dy ditë.
Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Egjiptit (SIS), Diaa Rashwan, tha se vendi i tij po zhvillon bisedime të gjera me të gjitha palët për të arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit katërditor.
Siç tha ai, zgjatja do të nënkuptojë gjithashtu “lirimin e më shumë të burgosurve nga Gaza dhe të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite”.
Aktualisht jemi në ditën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, i cili deri më tani duket se po mbahet.
Sot do të lirohen 14 pengje të Hamasit, si dhe 42 të burgosur palestinezë në burgjet izraelite. Sipas marrëveshjes, raporti i shkëmbimeve është 1 me 3.
Dje, 13 pengje izraelite, gra dhe fëmijë, u kthyen në shtëpi. Në këmbim, 39 të burgosur palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u liruan