Efektivi humbi jetën, flasin të afërmit: Kanalet janë të papastruara, në rrezik ishte edhe familja e tij

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një efektiv i FNSH-së ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor.

Të afërmit e efektivit të Policisë, kanë hedhur akuza se ngjarja ka ndodhur për shkak të motit të keq dhe errësirës.

“Ishte përmbytur krejt, këtu ka qenë det, atë e di Zoti, por ka pasur ujë shumë. Ka qenë me motor me drita ndezur dh iu ka dukur tokë gjithëkund”, thotë një nga të afërmit.

“Ka ardhur një stuhi e madhe e rrezik i madh për të e familjen e tij”, thotë një tjetër i afërm, teksa nuk kursejnë vlerësimin për policin që humb i jetën.

Po ashtu edhe fqinjët e Lekndreajt, kanë folur për mediet dhe kanë treguar situatën e krijuar nga reshjet një natë më parë.

Sipas tyre, mbushja e kanaleve me ujë është problem i pëhershëm pasi nuk pastrohen. Ndërsa 51-vjeçarin Lekndreaj, e përshkruajnë si një njeri të mrrekullueshëm dhe të rrallë.

“Koha ka qenë shumë e vështirë, ka qenë një stuhi e rrëmbyeshme shumë. Uji që ka kaluar në kanal ka qenë rreth 1 metër sipër asfaltit, mbi rrugë. Kanalet janë të papastruara. Njeri i mirë shumë, i respektueshëm”.

“Ka qenë për faqe të zezë. Problem nuk është i shiut, është i kanaleve. Niveli i ujit ka qenë 70 cm. Shumë djalë i mirë, janë të rrallë njerëzit si Nikolla”, thanë ata

51-vjeçari ishte punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë në Shkodër. Ai humbi jetën pas një aksidentit me motor, si pasojë e motit të keq. Policia njoftoi më herët se aksidenti ndodhi jashtë orarit të punës.

“Shtetasi N. L., 51-vjeç, punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia më herët.


Shtuar 25.09.2024 11:38