Shumë njerëz në botë kujdesen për ushqimin që konsumojnë, por ata që janë më pak të kujdesshëm, janë më të shumtë në numër. Njerëzit zgjedhin të hanë ushqim të shpejtë sepse nuk kanë kohë, është më i lirë dhe sigurisht është ushqim më i shijshëm.
Por si ndikon ky lloj ushqimi në gjumin tonë?
Problemet me pagjumësinë dhe ushqimin e shpejtë janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Në një eksperiment të ushqimit të shpejtë, Organizata Botërore e Shëndetit, ka marrë disa personazhe të njohur, të cilët kanë konsumuar ushqim të thatë për disa ditë. Mes simptomave të tjera si dhimbje stomaku, shtim peshe etj, u konstatua se ky lloj ushqimi ndikon në pagjumësinë tonë.
Rreziku i shëndetit tonë, nga ushqimi I thatë, vjen edhe kur ne konsumojmë natën vonë. Kjo nuk lidhet vetëm me pagjumësinë, por dhe me rrezikun e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve që lidhen me shëndetin e zemrës.