Edmond Spaho: Me Bashën nuk ka bashkëpunim, i shkaktoi PD-së dëme katastrofike

Deputeti demokrat Edmond Spaho, gjatë një interviste televizive, ka përsëritur edhe njëherë qartë se mes PD-së dhe Lulzim Bashës, nuk mund të ketë një bashkëpunim.

Gjithashtu, Spaho tha se Basha i ka shkaktuar PD-së humbje dhe dëme katastrofike, duke filluar nga djegia e mandateve, e deri tek bojkoti i zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Ndër të tjera, deputeti nënvizoi se bashkëpunimi që ka pasur me Ramën për të dëmtuar opozitën, e heq Bashën nga tryeza e bisedimeve.

Spaho: “Partia Demokratike e ka shprehur qartë se me Bashën nuk ka bashkëpunim, për arsyet që dihen, te gjithë këtë histori më shumë se dy vjeçare dhe për dëmet jashtëzakonisht të mëdha që i ka shkaktuar Partisë Demokratike. Gjithë këtë përçarje, humbjen e 10 vjetëve politik, veprime të njëanshme katastrofike për jetën politike të Partisë Demokratike. Si, mosmarrja pjesë në Reformën Territoriale.

Lënia e mandateve, mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore. Por më shumë se kaq, dëmi që, e theksoi edhe një herë, i ka barë PD gjatë këtyre dy viteve në bashkëpunimin disavjeçar me Edi Ramën e heq tërësisht nga tryeza e bashkëpunimit lidhjen edhe një herë tjetër me Lulzim Bravën”, shprehet ai.

 


Shtuar 22.01.2024 12:20