Edi thotë se e ‘ka ndezur’ Gjestin në Big Brother VIP Kosova

Eduard Kuçi, i njohur për pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të Big Brother VIP Kosova, ka komentuar me banorët e këtij edicioni momentin kur Drilon Rama dhe Gjesti u përballën kokë më kokë, dhe më pas ky i fundit u eliminua.

Në një rrëfim të hapur, Edi tha se kishte nxitur Gjestin që në fillimet e tij në shtëpinë e Big Brother.

“Unë e kam ditur që Driloni do të dilte 100 për qind. Një muaj e gjysmë para, sepse kur hyra, ai ka qenë i shukur. I kam dhënë krah dhe e kam ndezur Gjestin, e kam çuar lart, nuk e di pastaj nëse ka marrë çmimin”, u shpreh ai.
Ai shtoi se shumëkush mendonte se ndikimi i tij kishte qenë vendimtar për energjinë dhe performancën e Gjestit.

“Të gjithë thanë se shkaku i imi ky njeri u ndez. Kur ishin kokë më kokë, e kanë bërë Gjestin me Drilonin. Driloni ishte më shumë për pamje. Unë isha në fshat duke e shikuar me gjithë familjen atë Prime, dhe kur thanë Gjesti-Driloni, isha i sigurt që do të dilte Driloni”, tha tutje.

Ai përfundoi me një reflektim mbi dinamikën e votimeve në Big Brother.

“Duhet të kesh pushtet, njerëz që të votojnë”, theksoi ai.

Nga Kosova, Gjesti më pas shkoi në Shqipëri ku edhe rrëmbeu çmimin e madh.


Shtuar 15.12.2025 18:40