Edi Rama: Veliaj nuk është i pandehur, por i dyshuar, prokurori nuk ka prova të mjaftueshme

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka folur në serinë “Sy m’sy” në lidhje e arrestimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit?
I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokuroria e di që nuk ka prova për të kërkuar burgosjen e tij.

I pandehuri është dikush për të cilin prokurori kërkon burg sepse ka prova dhe duhet të nisë gjyqi.
A e dini që kryebashkiaku i Tiranës nuk është i pandehur? Pra edhe vetë prokurori nuk kërkoj nisjen e gjyqit sepse nuk ka prova, por dyshime bazuar në prova të pamjaftueshme, këtë tregon statusi i Veliajt sot”, tha ai.


Shtuar 13.02.2025 08:50