Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish mbylljen e aplikacionit Tik Tok në Shqipëri.
Kreu i qeverisë tha se aplikacioni do të mbyllet përfundimisht brenda dy javëve në vendin tonë.
Rama ka komentuar në një takim me mësuesit në qarkun e Fierit edhe protestën e opozitës.
Sipas tij tregoi refuzimin e shqiptarëve me forcën që e organizoi, refuzim që kërkon të tregohet me votë dhe në 11 Maj.
“Teknikisht nuk është si mbyllje dritash. Brenda 10-15 ditësh normalisht do të jetë blackout”.-tha Rama.