Edi Rama: SPAK mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim

Këtë të mërkurë, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama, ka kërcënuar SPAK-un, duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’i marrë celularin.

Rama ka ironizuar mbledhjen e të dhënave nga autoritetet hetimore, duke thënë se tashmë “kanë mbledhur gjithë telefonat e Shqipërisë” dhe duhet të përqendrohen te faktet.

“Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma… çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediat, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, tha Rama.


Shtuar 12.02.2025 11:05