Edi Rama njofton shkarkimin e Erion Veliajt: Duhet t’i hapim rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri

Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar nga Asambleja e PS, shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, i cili ndodhet në qeli që prej shkurtit të këtij viti dhe akuzohet për 13 vepra penale.

Rama tha se Veliajt i është mohuar e drejta e gjykimit në liri.

Rama: Emergjenca e Tirane, Pas 7 muajsh nuk ka asnjë kryetar të votuar, asnjë kryetar të dënuar lidhur me detyrën. Sot një kryetar të zgjedhur tre herë që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq në tezgat e pazarit mediat, madje në shkelje të hapur të ligjit, janë nxjerrë nga brenda, në ato tezga edhe bisedat me familjaret nga telefoni i burgut.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Shkelja më flagrante dhe brutale, në shpërdorim total të detyrës nga ata që duhet të mbajnë në kontroll materialet hetimore. Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë, ndërkohë që asnjë zëvendësuar i kryetarit të bashkisë nuk mund ta ketë legjitimitetin që nëvojitet për ta udhëhequr për një kohë të gjatë , 2 vjet, Bashkinë e Tiranës në drejtimin e duhur.

Nuk i heq asnjë merit kryetares në Detyrë, për sa ka bërë në këto 7 muaj, të paprecedentë për kryeqytetin. Por sot, duhet të marrim vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri në Tiranë. Duhet vënë në lëvizje mekanizmi ligjor për shkarkimin e kryetarit në detyrë.


Shtuar 11.09.2025 11:24