Edi Rama i uron suksese Shqipërisë në Eurovision 2025

Sonte (e martë) nis Eurovision 2025.

Shqipërinë këtë vit e përfaqëson Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e nisi mëngjesin me një postim duke i uruar suksese për mbrëmjen speciale.

“MIRËMËNGJES, dhe duke i uruar suksese Shqipërisë sonte në Eurovision, me Beatriçen dhe Kolën nga Shkodra Elektronike, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama ndër tjerash.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet më 13 maj dhe e dyta më 15 maj, kurse finalja e madhe do të jetë më 17 maj.

Eurovision 2025

Konkursi i Këngës në Eurovision është mbajtur pothuajse çdo vit që nga viti 1956, duke e bërë atë konkursin ndërkombëtar muzikor më jetëgjatë të transmetuar në televizion.

Duhet theksuar se u anulua vetëm në vitin 2020 për shkak të pandemisë së coronavirusit.


Shtuar 13.05.2025 12:40