“Edi Rama është i pashpresë”/ Berisha: Do marrë ndëshkimin që meriton për farsën që zhvilloi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zgjedhjet në Shqipëri dhe gjendja demokratike në vend ishin në qendër të vëmendjes në dy aktivitete të rëndësishme në Bruksel. Lideri i opozitës vlerësoi fjalën e eurodeputetit Michael Gahler si një ndër zërat më të qartë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve shqiptarë dhe denoncimit të deformimit të procesit zgjedhor nga qeveria aktuale.

Duke folur për ‘Task-Forcë’ në Syri TV, Berisha tha se përpjekjet e kryeministrit për të shpërfytyruar realitetin dhe për të manipuluar opinionin ndërkombëtar përmes artikujve të porositur dhe propagandës politike janë të dështuara. Gjithashtu Ai paralajmëroi se farsa zgjedhore nuk do të mbetet pa pasoja dhe se reagimi i fortë i komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarëve shqiptarë do të sjellë përballjen me përgjegjësinë.

“Eurodeputeti Ghaler, erdhi nga Komisioni i jashtëm ku kishte folur dhe mbajti një fjalë shumë të veçantë kushtuar zgjedhjeve në Shqipëri dhe situatës në Shqipëri në Asamblenë e PPE. Mund të them se qytetarët shqiptarë kanë të drejtat e tyre. Ishin në fokus të debateve në këto institucione të rëndësishme në Bruksel.

Ndaj dhe tërbimi i të gjithë segmenteve të narkoshtetit nga Edi Rama e është që publikon dje dhe sot artikuj me emra të tjerë me fraza të tjera, por unë i them Edi Ramës: Absolutisht, ti je i pashpresë… dhe se këto ti vërtet zhvillove në Shqipëri një farsë, por komuniteti shqiptar dhe ndërkombëtar do të qëndrojnë në mënyrën më të fuqishme dhe do të marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove,” tha Berisha.


Shtuar 5.06.2025 21:05

Tags: ,