Edhe sot çadrën me vete, parashikimi i motit për ditën e fundit të verës

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të vendit si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.

Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e para të mëngjesit në mënyrë të herëpashershne me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën veriore dhe në qendër, pastraj reshjet do të shpërndahen dhe në pjesën tjetër me intensitet të ulët.

Pas orëve të mesditës ndërprerje të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 7-12m/sek.Valëzim në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 14 deri 28 °C

në zonat e ulëta 14 deri 30 °C

në zonat bregdetare 18 deri 29 °C

 


Shtuar 31.08.2023 07:20

Tags: ,