Edhe sa do të vijojë rritja e temperaturave? Meteorologia tregon detajet

Dita e sotme ka nisur me vranësira në pjesën më të madhe të territorit megjithatë në orët e mesditës do të ketë largim gradual të vranësirave nga bregdeti dhe zonat e ulëta duke u fokusuar përgjatë shtrirjes lindore.

Megjithëse do të ketë vranësira herë pas here dhe të dendura, nuk pritet që të ketë reshje në territor.

Përsa i përket vlerave termike, temperaturat kanë pësuar një tjetër rritje në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimalet të shënohen -2 gradë në zonat verilindore po ashtu edhe zona e qarkut Korcë shënon vlerën -1. Pritet një tjetër rritje në vlerat maksimale deri në 15 apo 16 gradë celcius.

Era do të jetë e lehtë dhe mesatare, herë pas here do të kemi një shpejtim të saj deri në 35 kilometra në orë duke sjellë dhe një dallgëzim jo më shumë se 2 ballë.

Dita e nesërme mbetet thuajse në kushtet e njëjta atmosferike duke bërë që alternime kthjellimesh dhe vranësirash të jen prezent në pjesën më të madhe të territorit, ku vranësisrat më të dukshme do t’i kemi në orët e pasdites.

Temperaturat pritet të pësojnë një tjetër rritje duke bërë kështu që minimalet edhe në zonat malore të jën 0 gradë, ndërkohë bregdeti dhe zona e ulët luhaten nga 7 deri në 10 gradë. Maksimalet do të kenë sërish një rritje, 16 gradë në zonat të veçanta si Kuçva pritet të shënojë edhe 17 gradë. Të njëjtat kushte atmosferike dhe temperatura do t’i ndjejmë edhe ditën e premte duke iu afruar kështu edhe temperaturave tipike të pranverës, bën me dije meteorologia Lajda Porja./albeu.com.


Shtuar 16.03.2022 16:03