“Edhe i pata dalë borxhit”, Hoxha pas arrestimit të kryebashkiakut socialist: Të kishte ikur që atëherë, s’do përfundonte në burg

Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës është vënë në prangat e policisë pasditen e sotme.

Alla akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai dhe sot nuk do të përfundonte në burg.

“Edhe i pata dale borxhit me kohe!!! Te kishte ikur qe në ate kohe sot nuk do perfundonte në burg….

SPAK arreston kryetarin e Bashkise Bulqize, Lefter Alla, i akuzuar per korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha./Albeu.com.


Shtuar 15.03.2023 20:54