Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për Shkodrën, Bardh Spahia, është duke e thelluar avantazhin në zgjedhjet për Bashkinë më të madhe të veriut.
Në vendin e dytë renditet Majlinda Angoni e Partisë Socialiste.
Kur janë numëruar 172 nga 250 kuti votimi, Bardh Spahia ka marrë 14’680 vota, ose e thënë ndryshe 44.7%, në raport me Majlinda Angonin me 13’029, ose 39.6% dhe Xhemal Bushati, kandidati i Lulzim Bashës, ka marrë 5168 vota, ose 15.7%.
Kujtojmë se Shkodra ka një specifikë në raport me Bashkitë e tjera, ku trendi është i dukshëm në favor të socialistëve, dhe nuk ka shumë diskutim për rezultatin.
Fitorja e Spahisë duhet të jetë me një diferencë më të madhe se 1177 vota, pasi në të kundërt zgjedhjet do të duhet të përsëriten, për shkak se gjatë ditës së djeshme në 3 qendra votimi nuk u krye procesi zgjedhor.
Qendrat nuk u hapën për shkak të motit të keq, ku komisionerët e patën të pamundur që të mbërrinin në zona, pasi bora kishte bllokuar rrugët./albeu.com/