E zë poshtë kolona e një banese të amortizuar, humb jetën 64 vjeçari në Elbasan

Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e motrës së tij në Elbasan ku është shembur një kolonë e banesës dhe e ka zënë poshtë.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.


Shtuar 12.03.2024 18:22