Mesditën e djeshme, një 45-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Larisa të Greqisë. Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.
Të lidhura
None found
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
