E vrau dhe më pas dogji banesën/ Autori i dyshuar kthehet në vendngjarje, dyshohet se kishte lidhje intime…(VIDEO)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 28 korrik 2025 rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku  52-vjeçarja  Kozeta Teço, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Viktima u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka, duke u shkrumbuar.

Nga ekspertiza, trupi i gruas nuk ishte djegur plotësisht, ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja.

Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.

Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor i dyshuar, i cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën.

Autori është shoqëruar në banesën ku ndodhi vrasja për të bërë eksperiment hetimor.