E vranë sapo doli nga marketi, viktima baba i tre fëmijëve (VIDEO)

Nikolin Marku Lekstakaj është ekzekutuar pasditen e sotme në fshatin Balldre të lezhës, menjëherë sapo ka dalë nga një market, ku ka blerë një shishe me ujë.

Sipas dëshmisë së shitëses së marketit, Lekstakaj ëhstë qëlluar me një breshëri automatiku menjëherë sapo ka dalë nga biznesi ku kishte blerë një shishe uji.


Ajo ka treguar një automjet në lëvizje me dy persona brenda ka qëlluar me breshëri plumbash dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se dy autorët kanë qenë të maskuar, por njëri prej tyre ka pasur rolin e ekzekutorit.

Nikolin Marku lekstakaj ishte baba i tre fëmijëve.


Shtuar 19.07.2023 19:32