Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që Kuvendi i Shqipërisë të mbante 1 minutë heshtje për vdekjen e Lear Kurtit. Ai u ngrit dhe u nis drejt podiumit edhe pse nuk iu dha fjala.
Berisha deklaroi se i riu është vrarë nga banditët e qeverisë. Kreut të PD-së nuk iu dha fjala dhe nuk iu miratua kërkesa, ndaj u largua nga salla duke zgjedhur të flasë për mediat jashtë Kuvendit.
“Prisni kur të na thonë se në një pellg atje ishte një revole. E kanë ndjekur se s’paraqirti dokumentin në një distancë të gjatë e kanë kapur, e kanë futur në makinë, janë sjellë shtazërisht dhe burimi thotë se ne komisariat e kanë sjellë pa ndjenja ose të vdekur. Nuk kanë marrë autoambulancë për ta çuar në spital, e dërguan me makinë në spital, de fakto në morg.
Gjithçka tregon se është dora kriminale e vrasesve me uniformë që i morën shpirtin një 32-vjecarri në Tiranë”, tha Berusha jashtë Kuvendit.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnate. Lear Kurti u ndalua nga patrulla e policisë në komisariatin nr.3, pranë “Don Boskos”. Kurti u shoqërua për në polici dhe në komisariat nisën problemet shëndetësore. Ai nisi të dridhej dhe policia nuk priti ambulancën por bëri shoqërimin e tij me makinë policie. Spitali i Traumës deklaron se i riu mbërriti i vdekur në spital. Ende është e paqartë ajo që ka ndodhur.