E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut/ Veliaj i përdori telefonin dy ditë, Fatjon Baci zbardh bisedën e kryebashkiakut me familjarët

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se sipas gardianit, Veliaj e ka përdorur disa herë telefonin e tij celular dhe në një nga bisedat, ka dëgjuar që ai po fliste për një plan që të bëhej deputet e në këtë mënyrë do të mund të shpëtonte

Veliaj e quante këtë lëvizje si “Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar”, duke nënkuptuar se qëllimi i kandidimit ishte shmangia nga ndjekja penale dhe përballja me drejtësinë.

Sipas Bacit, Vleiaj gjatë bisedës, kryetari i Bashkisë Tiranë, ka përmendur edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, të cilët kandidonin si deputetë me qëllim sh,angien e SPAK.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar. Ai mbaj mend se më ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo një me mbiemër Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut. Po kështu, Erioni gjatë bisedës me gruan ose vëllain, thoshte se Ulsiun e ka nxjerrë ai deputet nga Paskuqani ose Lapraka, por nuk e dinte që mbante anën e SPAK-ut, i thoshte Erioni se Ulsiun e dinte që e kishte mik. Pasi mbaroi bisedat telefonike, Erioni më kërkoi që të lexonte lajmet”, tha ai.

Erion Veliaj, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzat e “korrupsionit”, “pastrimit të parave”, “fshehjes së pasurive” dhe “futje të sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

Akuzat iu komunikuan ditën e djeshme në paraburgimin e Durrësit, ku mbahet me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit.

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur në total 30 persona, kompani dhe organizata jofitimprurëse, mes tyre dhe bashkëshorten e Veliajt, ish-kryetaren e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka, 7 biznesmenë, familjarë e punonjës të kompanive të Ajola Xoxës.


Shtuar 24.07.2025 14:20