Teksa çështja e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj vijon të mbetet enigmë, sot më shumë se një muaj pas zhdukjes së tij, Policia e Shtetit, ende nuk e ka një përgjigje për fatin e tij.
Në hetime është angazhuar edhe sektori i krimeve të rënda në Drejtorinë e Përgjithshme pasi prokuroria e Kurbinit po e heton çështjen për rrëmbim personi.
Euroneës Albania ka siguruar foton dhe të dhëna nga sistemi TIMS, ku para shpalljes në kërkim Martinaj figuron të ketë patur dalje të shpeshta në Kosovë.
Në këtë periudhë në rrugë operative policia disponon të dhëna për udhëtime të tij edhe drejt Spanjës e Austrisë.
Nga ana tjetër ka dyshime se 40-vjeçari mund të ketë përdorur edhe dokumente të falsifikuara.
Paralelisht me pistën e rrëmbimit, policia po heton edhe një inskenim të mundshëm.
Çështja vijon të hetohet nga prokuroria e Kurbinit ndonëse Martinaj kërkohet nga SPAK pasi i shpëtoi operacionit “Plumbi i artë”, pas rrëfimit të “të penduarit” të drejtësisë, Nuredin Dumani./Euronews/