E turpshme në miqësoren Brazil-Tunizi, tifozët kundërshtarë i hedhin banane Richarlison-it (VIDEO)

Richarlison pësoi abuzim racist pasi shënoi për Brazilin mbrëmë kur një tifoz hodhi banane ndaj tij.

Sulmuesi i Tottenham e çoi në avantazh vendin e tij në miqësoren kundër Tunizisë me dhjetë lojtarë.

Kur Richalrison po festonte golin e tij, një banane u hodh mbi të. Shoku i tij, Fred, shkoi dhe e largoi bananen nga fusha duke e shtyrë me këmbë. Richarlison dhe shokët e tij brazilian kishin dërguar një mesazh kundër racizmit përpara fillimit të ndehsjes, i cili u kujtoi tifozëve rëndësinë e lojtarëve me ngjyrë në historinë e Brazilit.

Ekipi pozoi pranë një pankarte ku shkruhej: “Pa lojtarët tanë me ngjyrë, ne nuk do të kishim yje në fanellat tona.”

Deklarata erdhi si përgjigje ndaj Vinicius Jr që u abuzua dy herë në mënyrë racore në ndeshjen e Real Madrid kundër Atletico Madrid./ h.ll/albeu.com

Shtuar 28.09.2022 10:31