E trishtë, prej ditësh ishte në koma, ndahet nga jeta futbollisti 21-vjeçar

Ditën e djeshme, është ndarë nga jeta në moshën 21-vjeçare, futbollisti që ishte pjesë e Akademisë së Shënkollit.

Prej 12 ditësh, ai ishte në koma pasi ishte rrëzuar nga tarraca e një biznesi që ishte në pronësinë e familjes së tij në Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht gjithë përpjekjeve maksimale të mjekëve, Çuni ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, duke mos i mbijetuar plagëve të marra në pjesën e kokës.

Lajmi u konfirmua edhe nga akademia e klubit, ku nëpërmjet një postimi prekës, kanë shprehur gjithë dhimbjen për ndarjen nga jeta të talentit Çuni.


Shtuar 5.04.2024 11:05