E trishtë/ Ndahet nga jeta operatori i RTSH, Ervin Hoti

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një sëmundje të rëndë dhe të shpejtë, ka ndërruar jetë Ervin Hoti, një nga kameramanët më të njohur të RTSH-së.

Hoti, i cili kontribuoi për më shumë se 22 vite në industrinë televizive, ka realizuar qindra programe dhe spektakle për publikun shqiptar.

Lajmi është bërë i ditur nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.

RTSH shkruan se Hoti do të kujtohet për profesionalizmin dhe pasionin që shprehte në çdo projekt që realizonte.

Ai do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe Radio Televizionit Shqiptar, institucionit ku punoi me aq përkushtim dhe profesionalizëm. RTSH i shpreh ngushëllime familjarëve dhe të afërmve!


Shtuar 16.09.2025 12:17