E trishtë/ Namik Dokle humb vëllain: Pa mbaruar ende urimet për ditëlindjen më erdhi lajmi tronditës, zemra qan e shpirti mban…

Mëngjesin e kësaj të enjteje, në një postim në “Facebook”, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, ka ndarë lajmin e hidhur të humbjes së vëllait të tij, Mensur Dokle.

Namik Dokle, ka njoftuar se vëllai u tij u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ish ligjvënesi socialist, thotë se ky lajm i trishtë i erdhi vetëm pak orë pasi pasi kishte festuar ditëlindjen.

“LAMTUMIRË, VËLLA! Kështu qenka jeta!!! Një pleksje e ngatërruar e gëzimit me hidhërimin, dhimbjen dhe trishtimin. Pa mbaruar ende urimet për ditëlindjen më erdhi lajmi tronditës: vëllau im, Mensuri, u nda nga jeta! Zemra qan e shpirti mban… po si të mbajë?! Lamtumirë, vëlla”, shkruan Dokle.

 


Shtuar 12.03.2026 08:25