E trishtë/ Arrestohet i riu nga Malësia e Madhe, dhunonte sistematikisht prindërit

Vihet ne pranga në Malësi të Madhe nje 26-vjeçar me inicialet E.M. Mësohet se 26-vjeçari ka dhunuar disa herë prindërit e tij.

Gjithashtu behet me dije se është proceduar penalisht 27-vjeçarja R.Zh pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe arrestoi shtetasin E. M., 26 vjeç, banues në Bajzë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Vau i Dejës referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. Zh., 27 vjeçe, banuese në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.


Shtuar 19.06.2024 16:48

Tags: ,