E trishtë, 29-vjeçarja gjendet pa shenja jete në banesën e saj, për ҫfarë dyshohet

Ylli i TikTok, Eva Evans, krijuesja e serialit komik në internet “Club Rat”, ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.
Ishte motra e saj, Lila Joy Baumgardner, e cila dha lajmin e trishtë në “Instagram” gjatë fundjavës.

Evans kishte krijuar një audiencë prej 300,000 ndjekësish në TikTok, ku ndau mendime dhe histori për jetën e saj në qytetin e Nju Jorkut.

Ylli i TikTok, u gjet në banesën e saj të shtunën në mbrëmje nga një mik, i cili kishte një çelës për apartamentin e saj.
Shkak i vdekjes së 29-vjeçares, thuhet se është vetëvrasja edhe pse miq dhe të afërm mohojnë të kenë parë shenja të problemit të shëndetit mendor te ajo.


Shtuar 24.04.2024 13:46