E rrethuar nga talebanët e armatosur, gazetarja e CNN mbulohet për të raportuar nga Kabuli (FOTO&VIDEO)

Gazetarja e CNN, Clarissa Ward, është mbuluar me hixhab për të raportuar ngjarjet e fundit në Kabul të Afganistanit.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, gazetarja është parë e mbuluar me hixhab në lidhje direkte me CNN, ndërsa pas saj qendronin talebanët e armatosur deri në dhëmbë.


Tanimë gjithçka është e qartë: talebanët kanë marrë nën zotim Afganistanin dhe do të krijojnë qeverinë e tyre, ndërkohë që kaosi vazhdon për evakuimin e personave që kanë mbetur atje.

Ky përparim i tyre vjen pas 20 vitesh udhëheqje nga forcat ushtarake afgane të mbështetura nga qeveria e SHBA.


Shtuar 17.08.2021 10:57