E rrallë/ Vajza shqiptare gjen mesazhin në shishe pas 12 vitesh në Radhimë: Ja çfarë kishte shkruar familja

Aurora Memaj, është një laborante dentare që ka gjetur një shishe me një mesazh në bregdetin e Radhimës.

Teksa ishte e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se kjo shishe ka udhëtuar 12 vite dhe mbi 1000 km në det.

Aurora ka zbuluar se mesazhi ishte shkruar nga një familje angleze, që bënte pushimet gjithmonë në Korfuz.

Ajo i ka kontaktuar dhe i ka ftuar ata të vijnë për të vizituar Shqipërinë.

“Babi ka dashur ta hedhi shishen kur e gjeti në det, por pastaj mendoj të na e sillte ne vajzave. Ne kuptuam se kishte një mesazh dhe u munduam ta nxirrnim. Letra shkruante që ishin një familje që prej 12 vitesh bënin pushime në Korfuz.

Kishin shënuar 4 pjesëtar, emrat e familjes, kontaktet, numër dhe e-mail. I çova e-mail dhe nuk prita shumë i kontaktova në Whatsapp. Ata na thanë që ishte një gjë e rrallë që i kishim gjetur. Ata janë nga Anglia dhe unë i ftova për pushime në Shqipëri”, u shpreh Aurora.


Shtuar 11.09.2024 10:35