Një tjetër gazetar është vrarë në makinën e tij në Guerrero, Meksikë.
Lajmi u bë i ditur nga autoritetet lokale, të cilat thanë se Freddy Roman u qëllua për vdekje në Chilpancingo, Guerrero, nga persona të armatosur me një motoçikletë, shkruan Reuters.
Pak orë para vrasjes së tij, Roman kishte publikuar një status në Facebook, i cili i referohej bashkëpunimit të zyrtarëve lokalë në zhdukjen e 43 studentëve në vitin 2014.
Javën e kaluar, një raport i qeverisë për incidentin e përshkroi zhdukjen e 43 të rinjve në shtetin e Guerrero në shtator 2014 si një “krim shtetëror”.
Duke cituar një dëshmitar Romano tha në artikullin e tij se në kohën e ngjarjeve u zhvillua një takim midis katër zyrtarëve, përfshirë ministrin meksikan të drejtësisë Jesus Murillo Caram dhe ish-guvernatorin e Guerreros./albeu.com/