Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ku një 61-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas edhe veten.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.