Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në shatin Tarazh të Rrëshenit, ku një i ri ka humbur jetën tragjikisht.
Vikitma është shtetasi Arbër Caka, 38-vjeç, banues në Rrëshen.
Policia është nisur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Mirditë/Informacion paraprak
Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38-vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.
Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38 vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .