E rëndë/ Turisti humb jetën teksa ishte duke vizituar Butrintin, ja çfarë dyshohet

Këtë të mërkurë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku një shtetas i huaj që po vizitonte zonën me një grup turistësh, është ndjerë keq papritur.

Menjëherë pas shqetësimeve të para, është njoftuar ambulanca e Sarandës, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar të huajin drejt spitalit.

Fatkeqësisht, gjendja e tij është përkeqësuar gjatë rrugës dhe ka ndërruar jetë pak para mbërritjes në spital.

Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak, nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën këto ditë.

Trupi i viktimës ndodhet aktualisht në morgun e spitalit të Sarandës dhe pritet të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.


Shtuar 11.06.2025 15:13