Të paktën 8 minatorë janë konfirmuar të vdekur dhe gati 20 të plagosur si pasojë e një shpërthimi gazi metani në minierën e qymyrit Soko në Serbinë qëndrore.
Raportet e mediave thanë se shpërthimi ndodhi në orën 5:00 të mëngjesit, duke rrëzuar pjesë të boshtit të minierës dhe duke lënë të bllokuar disa minatorë.
Shërbimet e urgjencës në Aleksinac dërguan katër ekipe mjekësore në minierë. Minatorët në bosht në momentin e shpërthimit të metanit ishin nga Aleksinaci.
E përditshmja e Beogradit Vecernje Novosti tha se të paktën 20 minatorë u bllokuan nga shpërthimi, duke shtuar se po bëhen përpjekje për t’i shpëtuar ata.
Miniera e qymyrit Soko ndodhet pranë qytetit të banjës së Soko Banjës. Ky nuk ishte incidenti i parë serioz në minierë – 29 minatorë vdiqën në 1998 pas një shpërthimi gazi.