Një 42-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në fshatin Molisht në Tiranë, pasi e ka zënë poshtë trungu i pemës.
Uniformat blu bëjnë me dije se viktima kishte shkuar në malin e fshatit Molisht për të prerë dru për tu ngrohur.
Por për fat të keq trungu i pemës ka zënë poshtë aksidentalisht 42-vjeçarin, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë
Berat/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/albeu.com/