Një ngjarje e rëndë kandodhur apsditen esotme në lumin Mat, pranë vendit të njohur si “ura e Zogut”, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën.
Burimet bëjnë me dije se 22-vjeçari Valentin Nikolli nga Fushë Miloti kishte shkuar në lumë bashkë me dy shokët e tij për peshkim.
22-vjeçari është futur për t’u larë dhe e ka marrë rrjedha e lumit. Shokët e kanë parë atë për disa minuta dhe më pas u ka humbur. Kanë qenë dy shokët e tij, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Forca të shumta të uniformave blu dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet mbërritja e polumbarëve për të nxjerrë trupin e pajetë.