E rëndë/ Ra nga kati i katërt, humb jetën punëtori në Tiranë

Paraditen e kësaj të shtune, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi B. K., rreth 66-vjeç, i cili sipas burimeve zyrtare, ka rënë nga soleta e një banese katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi”.

Punëtori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë.


Shtuar 8.02.2025 13:48