E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë fëmija tre-vjeçar pasi bie nga ballkoni i katit të katërt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Skelë të Vlorës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i katërt i një pallati.

Edhe pse i mituri u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.

Të lidhura

None found


Shtuar 12.04.2026 19:41

Tags: ,