Mëngjesin e sotëm, një person është gjetur i pajetë në breg të detit në zonën e ‘Lungomares’. Personi një i moshuar i identifikuar si Shezai Hoxha, është gjetur buzë detit.
89-vjeçari i cili vuante nga skleroza dyshohet se është mbytur.
“Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak”, thote policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
