E rëndë në Vlorë, gjendet e pajetë 25-vjeçarja në shtëpinë rezidenciale të fëmijës

Një 25 vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Trupi i saj është zbuluar rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, nga stafi mjekësor.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se e reja vuante nga sëmundja e Epilepsisë prej një kohe të gjatë.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 11:57