Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Tropojë ku një 54-vjeçar është gjendur i pajetë. Sipas raportimeve, viktima me inicialet K.N., është vetëvarur dhe u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij.
Motivet që kanë çuar 54-vjeçarin të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes janë ende të paqarta ndërsa ka reaguar edhe policia.
Të lidhura
None found
Uniformat blu bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 14:40, në fshatin Shumicë, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në oborrin e banesës, shtetasi K. N., 54 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
