E rëndë në Tiranë/ Punonjësi i policisë qëllon veten me armë në banesë (EMRI)

Këtë të mërkurë rreth orës 11:00, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një punonjës i Policisë së Burgjeve, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ku shtetasi Genci Aliaj, 48-vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Dyshohet se punonjësi i burgut 313, është vetëvrarë me një armë zjarri tip pistoletë.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Njoftimi i policisë:

“Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48-vjeç, punonjës policie i burgjeve.

Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave për të dy rastet”, thuhet në njoftim.


Shtuar 19.02.2025 12:02