E rëndë në Tiranë/ Pas debatit mes tyre në banesë, 48-vjeçari plagos vëllanë

Një krim brenda familjes është regjistruar në Tiranë, ku një person ka plagosur me thikë vëllain e tij, pas një debati mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në rrugën “Don Bosko”. Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi G. Q., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar nga Policia.

Blutë e kryqytetit bëjnë me dije se krimi ka ndodhur pas një debati mes dy vëllezërve për motive të dobëta. Ende nuk dihen detajet konkrete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 1.12.2024 12:17