E rëndë në Tiranë, ndërron jetë 14-vjeçari, ra nga kati i gjashtë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit. Një i mitur 14-vjeçar mësohet se ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit.

Fatkeqësisht i mituri nuk i ka mbijetuar plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.


Shtuar 7.06.2025 20:37