E rëndë në Tiranë/ Humbi ndjenjat gjatë punës, ndërron jetë 21-vjeçari

Mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, pasi një i ri ka humbur jetën në vendin e punës.

Ngjarja ka ndodhur në një fabrikë në Bathore.

21-vjeçari me iniciale J. B., fillimisht humbi ndjenjat, u transportua për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dalë dot.

Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet për shkaqe natyrale.

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 6.11.2025 14:34